Materiali i përzgjedhur ka një referencë shkencore, por ne do përpiqemi t’i mëshojmë informimit të përgjithshëm, duke ekstraktuar prej tij informacionet dhe të vërtetat që nuk dihen apo stigmatizohen për fëmijët me Sindromën Daun.

Sindroma Daun është një çrregullim gjenetik në të cilin një ndarje qelizore jonormale rezulton në një material gjenetik shtesë në kromozomin 21. Ky çrregullim gjenetik shkakton një vonesë në zhvillimin motor dhe mendor duke krijuar probleme me shëndetin dhe me aftesinë e të mësuarit tek fëmijet. Deri ketu na është thënë nëpër shkolla, dhe fatkeqësisht shumë prej nesh janë mjaftuar me kaq.

Të kuptuarit më mirë e sindromës Daun dhe ndërhyrjet sa më herët mund ta ngrejnë cilësinë e jetës për fëmijët dhe të rriturit me këtë sindromë dhe është e gjithë mundësia që ata të jetojnë një jetë të përmbushur e të kënaqshme.

A është njeri prind fatjor?

Një akuzë absurde, por e mirënjohur.
Në këtë sindromë kemi të bëjmë me një ndarje jo të saktë qelizore gjatë zhvillimit të qelizës spermatozoide, të qelizës vezë apo të embrionit.
Nuk ka asnjë faktor mjedisor apo një sjellje të caktuar që mund ta shkaktojë këtë sindromë.

Faktorët e rrezikut
Faktori i rrezikut rrit mundësinë e ndodhjes së një fenomeni, por nuk e shkakton atë.

-Mosha e madhe në shatzani.
-Te pasurit e një fëmijë me Sindromën Daun (mundësia 1%)
-Kur prindi mbart një çrregullim gjentik për këtë sindromë (kjo tek prindi është e fshehur dhe ai nuk shfaq tipare te Sindromës Daun) dhe si babai edhe nëna mund ta transmetojnë. Këto janë raste të rralla.

Edhe njëherë për merakun: Parandalimi.

Nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar sindromën Daun dhe nuk ka as fajtorë.

Komplikimet shëndetësore për këta fëmijë.

Fëmijët më sindromën Daun mund të kenë një sërë problemesh shëndetësore që përkeqësohen me moshën. Ky fakt duhet të jetë i ditur nga prindi për t’i siguruar atij një përkujdesje shëndetësore sa më të mirë.

Jetëgjatësia

Jetëgjatësia është rritur në mënyrë drastike për njerzit me Sindromën Daun. Në vitin 1910, një fëmijë i lindur me këtë sindromë shpesh nuk i kalonte 10 vjeç.
Sot, pas më shumë se një shekulli, dikush me Sindromën Daun mund të jetojë deri në moshën 60 vjecare e mandej, kjo në varësi të problemeve shëndetësore.

Çdo person me sindromën Daun është një individ, problemet e të cilit variojnë:
nga një zhvillim motor dhe intelektual me pak mungesa apo më tëpër dhe me një shëndet të mire për disa ose me probleme për të tjerë, deri në difekte në zemër.
Poashtu ata kanë një pamje që i diferencon.

A ka një mënyrë testimi apo diagnostikimi paraprak, për të mësuar nëse fetusi është një fëmijë i ardhëm më sindromë Daun (pra ka ndodhur çrregullimi gjenetik)?

Po, ka. Për këtë duhet të flisni me mjekun tuaj dhe me ndërgjegjen, nëse ajo do u lejonte qe dija mbi një femijë më sindromën Daun do ju bëntë të kryenit një krim e të kundërshtonit vullnetin e Zotit.

A ka trajtim të fëmijës së lindur me Sindromën Daun?

Ja një pyetje jo vetëm e mirë e konstruktive por që shpeton e përmirëson jetë.
Ajo gjë që bën diferencën për një të kuptuar dhe zhvillim më të mirë të aftësive të këtyre fëmijëvë dhe në cilësinë e jetës së tyre është ndërhyrja sa më herët në kohë tek këta fëmijë e të porsalindur.

Cfarë nënkupton kjo ndërhyrje?

Sot ka qëndra të posatshme që ofrojnë një program të specializuar që synon stimulimin që në moshë të hershme të aktiviteteve të duhura sensore, motore dhe konjitive (njohëse); pra me fjalë të tjera aktivitete, ushtrime etj., që ndikojnë dhe nxisin zhvillimin e duhur të fëmijës.
Programi varjon, por zakonisht përfshin terapeutet dhe edukatorët e posaçëm që kanë për synim zhvillimin motor të fëmijës, gjuhën e folur, aftësitë sociale dhe aftësitë vetë-ndihmuese.

Informimi dhe mbështetja.

Kur mëson se fëmija ka Sinromë Daun, mund të përjetosh një valë emocionesh që përfshijnë inatin, frikën, shqetësimin, pikëllimin dhe ndjenjën e fajit. Poashtu mund të mos dish cfarë të presësh dhe mund të shqetësohesh për atë se sa e aftë do të jesh për t’u kujdesur për një fëmijë me Sindromën Daun. Kundërpërgjigja më e mirë për frikën dhe shqetësimin është informimi dhe mbështetja.

Ki parasysh këto hapa për të përgatitur veten dhe për t’u kujdesur për fëmijën:

-Gjej një grup njerzish profesionalë dhe të besuar. Ka vendime të rëndësishme për t’u marrë për trajtimin dhe edukimin e fëmijës prandaj personat me të cilët do të jesh në kontakt për këshilla dhe trajtim ndaj fëmijës duhet të jenë profesionistë. Ky grup duhet të përfshijë profesionistë shëndeti, terapistë dhe edukatorë. Ka qëndra të specializuara sot në Shqipëri, pyesni persona profesionistë që tju drejtojnë tek ato.

-Interesohu për familje të tjera që kanë fëmijë më këtë sindrome dhe kontakto me ta. Janë burim i rëndësishëm mbështetjeje, bashkë më familjen dhe miqtë.

-Ki pritshmëri shumë të mira për të ardhmen. Shumë njerëz me Sindromën Daun jetojnë me familjen e tyre ose jetojnë më vete duke bërë një jetë të pavarur. Pra ata kanë potencialin të bëjnë një jetë të pavarur. Po ashtu shumë prej tyre shkojnë në shkolla të mira, shkruajnë dhe lexojnë dhe kanë hyrë në punë. Është e qartë se njerzit me Sindromën Daun mund të jetojne një jetë të përmbushur e të kënaqshme. E gjitha kjo edhe në sajë të kujdesit dhe terapisë që folëm më sipër.
përgatiti Lisiana F. Demiraj

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.