Nga Migena Kurushi

Inteligjenca është një term i gjerë i cili kategorizohet sipas aftësive specifike të trurit. Inteligjenca vizuale, inteligjenca gjuhësore, muzikale, matematikore, emocionale etj. Inteligjenca emocionale është aftësia për të kuptuar emocionet e tua, të jesh i aftë t’i përdorësh dhe t’i menaxhosh në mënyrë pozitive. Kjo sjell një ulje stresi dhe komunikim më efektiv. Inteligjenca emocionale të bën të aftë të vendosësh veten në këpucët e tjetrit. Në këtë mënyrë ti mund të zgjidhësh më me lehtësi problemet në jetë, njeh veten dhe njerëzit përreth dhe shmang konfliktet e përditshmërisë. Inteligjenca emocionale është tejet e rëndësishme në vitet e para të jetës. Kryesisht kjo inteligjencë është e lindur, por përditshmëria luan një rol të rëndësishëm në kultivimin e saj. Fëmijëve i vijnë në ndihmë disa faktorë të ndryshëm për zhvillimin optimal të inteligjencës emocionalë.

Si mund t’i japim zhvillim inteligjencës emocionale te fëmijët tanë:

1-Jini model i mirë për ta.

2-Jini të kujdesshëm ndaj emocioneve të fëmijëve tuaj.

3-Mësojeni fëmijën t’i emërtojë ndjenjat e tij.

4-Dëgjojeni fëmijën tuaj kur shpreh atë çfarë ndjen.

5-Ndihmojeni të kuptojë ndenjat e të tjerëve.

6-Ndihmojeni të pranojë dështimet e tij/saj.

 Hapat e para të emocioneve tek femijët:

0-6 muajsh

Foshnja tregon ngazëllimin e saj duke tundur krahët, shkelmuar, levizur gjithë trupin.

Madje e përçon me mimikë atë që ndjen.

Qan dhe qesh kur kërkon të tregojë atë që ndjen (uri,etje etj)

Hjithashtu, e shpreh me “zhurmë” kënaqësinë ose pakënaqësinë e tij.

6-9 muajsh

Foshnja fillon të shprehë frikë ndaj të huajve, situatave të reja, ambjenteve të reja.

Refuzon duke shtyrë diçka që nuk e do.

Kur ndokush i përgjigjet dëshirës së tij reagon ndaj tij.

9-18 muajsh

Foshnja bën diferencën mes atyre objekteve që pëlqen shumë ose më pak.

Shpreh shumë emocione, ka filluar të njohë ndjenjat e të tjerëve.

Dhuron dashuri, me anë të puthjeve dhe përqafimeve.

Vazhdon shprehja e frikës ndaj të huajve.

Tregon ankth gjatë ndarjes nga prindërit,veçanërisht nëna (frikë e cila me kalimin e kohës mësohet të menaxhohet)

18-24 muajsh

Kërkon pavarësine e tij (të ushqetet vetë, të vishet etj)

Ka reagime pozitive ose negative.

Shfaq prirje agresive, kafshon, gjuan, etj.

Shfaq dëshirë për tu angazhuar në zgjidhjen e problemeve me shumë këmbëngulje….

24-36 mujash.

Përpiqet të ketë kontroll mbi objektet.

Bëhet më tolerant.

Dëshira për pavarësi bëhet akoma më e fortë.

Përdor të folurit për të shprehur dëshirat dhe ndjenjat ndaj të tjerëve.

Ka sens humori ndaj surprizave të papritura.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.