Një pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Ankarasë e pyeti studenten e tij me shami gjatë leksionit: ‘Pse e mban shaminë? Pse është e detyrueshme (farz)? Le ta shpjegojë ndonjëra prej jush me shami!”

 Pas fjalëve të pedagogut, studentët e kampusit Cebeci, si dhe aktivistë të tjerë, protestuan ndaj pedagogut me një ecje të hësthur përgjatë gjithë kampusit dhe në fund duke bënë një deklaratë për shtyp

“Vlerat bazë të Republikës janë nëpërkëmbur”

Në deklaratën e bërë, zëdhënësi i studentëve Yusuf Ozan tha se sjellja e treguar ishte e papajtueshme me parimin e shtetit ligjor dhe në kundërshtim me parimin e të drejtave të njeriut: “Çdokush ka lirinë e ndërgjegjes, besimit fetar dhe bindjes, të përfshira në nenin 24 të Kushtetutës. Askush nuk mund të dënohet apo fajësohet për besimet dhe bindjet e tij fetare. Dispozitat e ligjit janë dëshmi se ngjarja në fjalë është një padrejtësi. Fakti që personi që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin jep mësim në cilësinë e akademikut nën shërbimin civil zbulon peshën e situatës. Është dëmtuar parimi i ‘sekularizmit’ që është vlera themelore e republikës dhe demokracisë, integritetit kombëtar dhe paqes së brendshme; Vlerat bazë të Republikës janë shkelur me këmbë.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.