Nga Imer Topanica

Duke e vënë theksin te karakteristikat më të këqija që mund t’i gjesh te shoqëritë me shumicë muslimane. Artikujt që e plotësojnë këtë kriter, janë të panumërt. Në këta lloj artikujsh, duke i ilustruar anomalitë e shoqërive muslimane, ndikon në krijimin e perceptimit negativ (se ato janë shoqëri të prapambetura, se aty ka shkelje flagrante të të drejtave të gruas, se nuk ato nuk janë aspak tolerante etj, etj). Ja disa tituj: “Gruaja myslimane dënohet me 20 vjet burg vetëm për një gjest”; “Gruaja myslimane indiferente ndaj kufomave në sulmin e Londrës, zbulohet kush fshihet pas fotos që tronditi rrjetin”; “Dijetari islam: Ja rregullat si duhet rrahur gruaja”; “Gruaja myslimane gjobitet se ‘ndoti’ pishinën, pasi u fut me burka”; etj.

Pastaj një teknikë mjaft efikase është përdorimi i videove ose fotografive të caktuara ku shihen xhamitë, gratë me mbulesë, ose burra me mjekërr, te artikujt ku flitet për çfarëdo lloj akti terrorist, të kudo-shfaqur apo kudo ndodhur në rruzullim. Madje, madje, ngarendja për t’i kualifikuar fajtorë muslimanët për akte të tilla, ende pa u kryer mirë hetimet nga autoritetet,  vjen shpeshherë e paketuar brenda këtyre lloj artikujve.

Një model tjetër është t’ua atribuosh muslimanëve një gjë që ata nuk e kanë bërë etj.

*Ky shkrim eshte sjellur i shkurtuar nga artikulli me titull origjinal “Islamofobia në diskursin publik (Analizë)”publikuar per here te pare ne Gazeta e Re

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.