Mbretëresha e Jordanisë, Rania, u pyet nga Oprah Winfrey: “Si i rrisni fëmijët tuaj të cilët janë princër e princesha?! Përgjigja e saj ishte e mrekullueshme dhe i la me gojë të hapur të gjithë:

-Shërbëtorëve u ndalohet të hyjnë në dhomat e fëmijëve të mi, t’i rregullojnë ato ose të lajnë enët e tyre.
– Është e ndaluar të kërkosh nga shërbëtorët një gotë ujë ose lëng frutash.
– Ata (djemtë) duhet të shërbehen vetë.
– Ato (vajzat) rregullojnë dhomat dhe lodrat e tyre, lajnë enët dhe i shërbejnë vetes së tyre.
– Lodrat apo dhuratat janë gjithashtu të ndaluara, përveç në dy festat e Bajramit
– U është bërë me dije se suksesi i tyre në shkollë dhe studime është vetëm për të mirën e tyre.
– Është fatkeqësi që një djalë të rritet në shtëpi i varur nga gruaja, nëna ose motrat!

Këshilla ime për ju: Mos bëni diçka për fëmijën tuaj nëse ai është në gjendje ta bëjë vetë, sepse kështu ju i mësoni atij varësi në vend të mbështetjes në vetvete, dhe me këtë e bëni fëmijën të varur nga tjerët. Mos nxirrni në shoqëri njerëz që varen nga nëna, gruaja, motra.

Puna dhe vetëshërbimi në shtëpi nuk është handikap, handikap është varësia nga tjerët për gjërat që mund t’i kryeni vetë.

Në foto, një nga zërat më të fuqishëm në rradhët e grave të botës islame, mbretëreshë Raina e Jordanisë dhe dy princeshat Salma dhe Iman

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.