Jenny Molendyk Divleli, një mësuese kanadeze e gjuhës së shenjave dhe gjuhës angleze, e cila u konvertua në Islami në vitin 2006, ka nisur të fitojë popullaritet për postimet e saj në media sociale për fëmijë apo për nxitjen e leximit, punime të cilat i përgatitë duke u përkujdesur gjithashtu edhe për 5 fëmijët e saj në Stamboll, ku u vendos 9 vjet më parë.

Molendyk, e cila jetoi një fëmijëri dhe rini në gjirin e një familje të ndjeshme fetarisht me bindje të krishterë konservatore. Ajo ka përfunduar studimet për Gjuhësi dhe Interpretim të Gjuhës Amerikane të Shenjave në Universitetin e Manitoba dhe Red River College.

Molendyk, e cila vazhdimisht ishte në kërkim të  “kuptimit të jetës” gjatë viteve të saj të universitetit, gjeti mundësinë për të bërë biseda të gjata duke takuar muslimanë në atë kohë kur islamofobia ishte në rritje në të gjithë botën dhe kur ajo vetë nuk kishte njohuri rreth Islamit.

Molendyk, gjeti përgjigjet e pyetjeve që kërkoi në Islam dhe bëri kërkime mbi këtë temë, duke u bërë kështu muslimane në vitin 2006. Përkundër reagimeve të ashpra të babait të saj dhe profesorëve të universitetit, Molendyk, e cilia nuk hoqi dorë nga zgjedhja e saj, filloi ta prezantonte Islamin botës për të qenë një muslimane sa më e dobishme. Në vitin 2012 u martua dhe sëbashku me bashkëshortin e saj u transferua në Turqi.

Nga njëra anë, Molendyk, vazhdon të japë mësime anglisht, nga ana tjetër, shpërndan njohuri në lidhje me edukimin islam për fëmijët me 5 fëmijët e saj përmes llogarive në rrjetet sociale. Postimet janë në të dyja gjuhët: anglisht dhe turqisht. 

Megjithatë ajo ka dhe një blog të vetin ku shkruan dhe shpërndan përjetime rreth leximeve, ndërkohë që drejton dhe një klub leximi për të rritur.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.