Nga Amelia Genteman

“Je në një vend të sigurt këtu,” më thotë shitësi i suvenireve. Gjatë mëngjesit edhe kamarieri përsëriste të njëjtat fjalë. Po për fat të keq shumë turistë qendrojnë larg vetëm për shkak të afërsisë me Sirinë dhe mendojnë se nuk është vend i sigurt. Por ajo që gjeta këtu është më shumë se paqe dhe siguri. Është një kënaqësi e pafund të vizitosh Petrën, një nga shtatë mrekullit e botës në qetësi të jashtëzakonshme kur turistët mungojnë pothuajse krejtësisht.

Turizmi ka rënë gati me 66 për qind që nga viti 2011 dhe ka çuar në një rënie të GDP-së së vendim me rreth 20 për qind.  Nuk isha përgatitur mjaftueshëm për t’u përballuar me këtë mrekulli. Qetësia që e karakterizon të bën të ndihesh sikur je në kohë të lashta dhe po prek historinë me dorë.

j3Pasi mbërritëm vonë në Aman, bashkë me vajzën time 12 vjeçare, u zgjuam herët në mëngjes dhe u nisëm drejt shkretëtirës për të shijuar agimin atje. Kur turizmi ka pasë arritur kulmin, Petra numëronte edhe 3 mijë vizitorë në ditë. Ecëm përmes Siq, grykës që të çon nëpër shkëmbinjtë e kuqe ranor të Thesarit, ndërtesa e gjerë klasike e gdhendur në faqe të shkëmbit. Nuk kishte shkopinjë selfiesh ngado që të na pengonin pamjen, as kapele apo çadra dielli. Dhe kjo na lejonte të përjetonim skenaret shumëshekullore.

Nga fundi i ditës ecëm dhe pak, përmes varresh dhe banesash të beduinëve, drejt Vendi i Madh i Kurbanit (një platformë malore ku nabatinët kryenin rituale fetare). Me të afruar të perëndimit, u kthyem drejt hotelit duke lënë pas nja katër a pesë turistë.

j5Perëndimi në Wadi Rum (Lugina Rum)

Ditën e dytë zbritëm për nja dy orë në luginën Wadi Rum për të cilën T. E. Lawrence ka thënë se është një “një luginë e gjërë ku jehon hyjnorja,” plot me shkëmbinjë në formë qiriri të shkrirë që ndërthuren me retë dhe ngjyrat e perëndimit, ndërsa hijet e shkëmbinjëve formonjnë pamje jashtëtokësore të frikshme.

j4Ditët e tjera udhëtuam për në Amman, për të parë Jerashin, një vendbanim i lashtë greko-romak  me amfiteater, kolona, sheshe dhe një mozaik të kohës. Përfundimisht fotografët dhe përpiluesit e guidave turistikave dhe librave me ilustrime mbi Petrën i kanë hyrë shumë në hak asaj.

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.