Kampi online në fushën e sipërmarrjes: thirrje për gra nga Ballkani

0

Womenpreneurs Balkan Bootcamp është një program për gra, që sapo kanë nisur një biznes (3-6 muajt e fundit) apo do nisin një të tillë në 12 muajt e ardhshëm. Bootcamp-i nis javën tjetër më 25 maj, zgjat 5 ditë (çdo mbasdite) dhe është pa pagesë. Aplikimi mund të bëhet nëpërmjet thirrjes për aplikim deri më 24 maj.

Me mbështetjen e Startup Macedonia dhe Swiss Entrepreneurship Program (SwissEP) lideret e së nesërmes nga Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Sllovenia do të kenë mundësinë të mësojnë nga ekspertët lokalë dhe nderkombëtarë.

Ky program organizohet nga Womenpreneurs Stories dhe Startup Macedonia, bashkë me skuadrën e CEED Hub Skopje si dhe partnerët nga çdo vend i Ballkanit. Balkans Capital është partneri zyrtar nga Shqipëria.

“Balkans Capital gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë bizneset e reja. Ky është një program, që e kemi veçanërisht për zemër për shkak të impaktit dhe vlerës së shtuar, që ka për femrat që kanë nisur apo do nisin biznesin e tyre dhe të cilat kanë potencialin, për të sjellë një ndryshim në shoqërinë tonë apo për të zgjidhur problemet aktuale nëpërmjet bizneseve të tyre” – thotë Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese e Balkans Capital.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.