MONTREAL – Një burrë nga Quebec thotë se autoritetet e mbrojtjes së fëmijëve ia morën foshnjën e tij tre ditëshe sepse gruaja e tij mban hixhab dhe nuk flet frengjisht.

Autoritetet në fjalë i kërkuan atij dhe gruas së tij që të largoheshin nga spitali pa foshnjën e tyre. Ai tha kur ata nuk pranuan, zyrtarët thirrën policinë.

Infermierët raportuan se ne nuk po bashkëpunonim me ta dhe se ndonjëherë refuzonim trajtimin e foshnjës,” deklaroi ai në një intervistë të enjten.

Babai pranon se ai dhe gruaja e tij refuzuan disa analiza gjaku që stafi mjekësor donte të bënte për foshnjën, pasi analizat në fjalë ishin bërë pak më heart dhe nuk donin t’i përsërisnin dhe gjithashtu ai refuzoi teste për sëmundje gjenetike dhe trashëgimore. Sipas tij, auutoritetet për mbrojtjen e fëmijëve thanë se kishin marrë një raport se nëna kishte tronditur foshnjën dhe nuk po zgjohej natën për ta ushqyer atë- akuza që të dy prindërit i mohuan.

Ai beson se personeli në spital ishte paragjykues ndaj gruas së tij sepse ajo mban hixhab dhe e quajtën atë jo-bashkëpunuese sepse ajo nuk flet frëngjisht.

Babai tha se gruaja e tij kishte marrë shërbim të dobët nga spitali që kur ajo mbeti shtatzënë. Ai shtoi se një gjinekolog i cili fillimisht trajtoi gruan e tij e kishte kërcënuar shumë herë se fëmija do të merrej prej saj sapo të lindte.

Ai shtoi se diskriminimi që ai beson se ai dhe gruaja e tij u përballën në spital lidhen me racizmin sistemik në Quebec. Gratë që mbajnë hixhab për arsye fetare, shtoi ai, shikohen me përçmim në provincën në fjalë dhe përballen me paragjykime. Babai tha se situata e ka lënë atë të shkatërruar dhe ai pa dyshim që paragjykimi anti-musliman kanë luajtur një rol në mënyrën e trajtimit të familjes së tij.

Babai tha se po kërkon një avokat dhe se ai dhe gruaja e tij kanë një datë gjykate të hënën, gjatë së cilës ata do të përpiqen të marrin përsëri fëmijën e tyre.

Foshja ka nevojë për nënën e tij, ai ka nevojë për qumështin e nënës së tij. Ky nuk është Quebec për të cilin kemi ëndërruar të emigrojmë, nuk është Quebec që duam të shohim për fëmijët tanë.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.