Nga Arsenida Rexhaj

Vera dhe temperaturat e larta tashmë po na bëjnë shoqëri çdo ditë. Edhe pse nuk janë miqtë tonë më të mirë prap se prap i duam. 

Në këtë shkrim do të flasim për kapelen. Shumë mund ta shohin kapelen si një aksesor të tepërt për ne gratë me shami pasi shamia na mbron nga rrezet e dëmshme të diellit. Por mos harroni se fytyra është shumë delikate dhe duhet të mos e ekspozojmë në oraret e pikut të diellit. Jo vetëm një aksesor mbrojtës por edhe mund ta zbukurojë veshjen tuaj.

Kapelja gjate stinës së verës preferohet të jetë material kashte. Material i cili e bën të lehtë për t’u mbajtur.

Jemi mësuar t’i shikojmë vetëm të përdorura në plazhe por unë do ju sygjeroja t’i përdorni edhe në qytet duke i përshtatur me veshjen tuaj. Në plazhe kapelet e kashtës duhet të jenë të mëdha ndërsa disa modele më të vogla në madhësi ju lejojnë t’i përdorni edhe me veshje klasike pasditeve.

Kapelet kova dhe ato klasiket sportive të quajtur ndryshe baseball po qarkullojnë ngado nëpër përshtatje modelesh të ndryshme në rrjete sociale. Zgjidhni ato të  personalizuara me iniciale, qëndisje të ndryshme apo me detaje të veçanta për kombinime akoma më unike. Këto kapele mund t’i përdorni gjatë paradites pasi edhe veshja juaj është më e rehatshme casual apo sport. Luani në kombinimet me ngjyrat por jo me modelin e shamisë apo shallit.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.