Nëse jeni në izolim / karantinë të COVID-19, përfitoni nga kjo kohë për të reflektuar më shumë në lidhje me këto që do t’ju them:

Ishte izolimi në shportë që Musa (alejhi selam) u shpëtua nga Faraoni

Ishte izolimi i shpellës që Muhamedit (salAllahu alejhi ue selam) iu dha Profetësia.

Ishte në izolimin e balenës që Junus (alejhi selam) iu pranua pendimi dhe u fal.

Ishte në izolimin e shpellës që Ashaab-ul Kahf (Njerëzit e shpellës) u mbrojtën nga shtypja.

Mos kini frikë nga vetmia. Përmes vetmisë gjendet Allahu.

Kurdoherë që të jeni vetëm, mos harroni se Allahu e ka larguar të gjithë botën, në mënyrë që të jeni vetëm ju dhe Ai!

Ashtu si ju, edhe ne po përjetojmë një ‘normalitet’ të ri. Shumica prej nesh janë bërë mësues brenda natës dhe do të lundrojmë në ujërat e panjohura të punës nga shtëpia, papunësisë, kujdesit me kohë të plotë për fëmijët tanë dhe vetëizolimit. Do të na sprovojë të gjithëve kjo gjendje, por jam e sigurt që të gjithë do të dalim në anën tjetër të kësaj gjendjeje me shumë më tepër sesa ato me të cilat kemi hyrë.

Unë po zgjedh ta shoh këtë si një mundësi për të lejuar që ambienti ynë të shërohet, zemrat tona të zbuten, qëndrueshmëria jonë të përparojë dhe mirësia jonë njerëzore të arrijë nivele të reja.

Duke ju dërguar të gjithëve shumë dashuri dhe mirësi

Anna Hariri 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.