Por kush janë kërkueset shkencore muslimane që punojnë në Itali? Dhe sa janë ato të njohura?

Në nivele ndërkombëtare nuk janë shumë të njohura dhe nuk përmenden  shkencëtaret muslimane, qofshin këto studiuese që kanë emigruar jashtë vendeve të origjinës, apo kërkuese që kanë mbetur në vendet e tyre te lindjes.

Ndër me të shquarat është Samira Ibrahim Islam, e nominuar në vitin 2000 “Scientist of the world” nga UNESCO. Një tjetër mendje e spikatur është Bina Shaheen Siddiqui e universitetit të Karachi në Pakistan autore e më shumë se 250 artikujve shkencorë në fushën e kimisë organike, anëtare e Akademisë së shkencave pakistaneze dhe ndër financueset e “Third world Organization for women in Science”. Egjiptiania Farkhonda Hassan, tashmë 80-vjecare, ka qënë profesoreshë e gjologjisë në universitetin amerikan te Kairos, ndërsa Mariem Sultana është bërë e famshme për faktin se është gruaja e parë në Pakistan që të ketë kryer doktoraturën ne astrofizikë në vitin 2012.

Mund t’ju interesoje edhe artikulli:

Dokumentari fantastik mbi projektin studimor “Shami prej kristali. Gratë dhe Islami në Italinë e kërkimit shkencor”

Në vitin 2015, ne Londër u mbajt ceremonia me titull “Arab women of the Year”- “Gruaja Arabe e Vitit”, e cila vlerëson gratë muslimane që kanë shkëlqyer me kontributin e tyre në fusha të ndryshme, duke nisur nga sipërmarrja, sporti si dhe dija. Mes kategorive në garë ishte edhe shkenca, e fituar në edicionin e parë nga astronomja marokene Meriem Chalid, tashmë kërkuese shkencore ne Francë.

Francesca Bocca-Aldaqre pedagoge e lëndës “Kulturë Islame” në Institutin Italian të Studimeve Islame dhe profesoreshë të Neuroshkencës në Universitetin Islamik në Katar. Ka mbaruar doktoraturën në vitin 2015 në Ludëig-Maximilians Universität të Monacos dhe Masterin në Teologji Islame në  Cambridge Islamica College. Fusha e saj e interesit janë teologji mesjetare, studime kuranore dhe psikologjia islame. Përkthen tekste të klasikëve nga gjuha arabe, gjermane dhe angleze.

Në tetor të vitit 2015, kërkuesja muslimane Houda Banani, e cila punon në Universitetin e Torinos, merr çmimin “Giovanni Scaramuzzi 2015” për temën e doktoraturës më të mirë rreth patologjive të bimëve. Titulli i tezës: “Unraveling the tritrophic interactions between fruit host-pathogen- antagonism in the post-harvest environment”. Lajmi u raportua në site-n Islamtorino.it si dhe në një dokumentar të shkurtër në youtube.

perkth: Albana Celepija

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.