Këshilli Kombëtar i Muslimanëve Kanadezë kanë vendosur tw ngrejnw zw kundër ndalimit të hixhabit të Quebec:

“Ne nuk kemi nevojë të shikojmë Francën për të kritikuar ndalimin e hixhabit, sepse ne e kemi një të tillë këtu në Kanada.

Ligji për laicitetin, i njohur gjithashtu si Bill 21, është ligji në Quebec që ndalon individët që mbajnë simbole fetare teksa punojnë në pozicione të caktuara të sektorit publik.

Kjo do të thotë se ata që mbajnë hixhab nuk mund të bëhen mësues, prokurorë ose oficerë policie në Quebec dhe kjo është krejtësisht e papranueshme. Qeveria e Quebec është përpjekur t’i bëjë bisht një neni të Kushtetutës duke u mbështetur në justifikimin e gjendjes kuazi-emergjente pavarsisht klauzolës në fjalë.

Kur Billi 21 u miratua, ne menjëherë kërkuam një urdhër për ta ndaluar atë. Tani, ne po kërkojmë ta anulluar atë totalisht.

Gjatë gjithë dimrit të vitit 2020, ishim nëpër gjykata në Quebec duke kërkuar, së bashku me shumë të tjerë, të godisnim Billin 21. Tani presim vendimin e gjykatës – por pa marrë parasysh se çfarë vendos gjykata, ka të ngjarë të apelohet.” thuhet në deklaratën e Këshillit.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.