Njihuni me Sara Minkara, e cila sapo u emërua Këshilltarja e re Speciale e SHBA-së për të Drejtat Ndërkombëtare të personave me Aftësi të Kufizuar

Humbja e shikimit në moshën 7-vjeçare ndikoi në besimin e saj dhe frymëzoi pasionin e saj për të fuqizuar njerëzit me aftësi të kufizuara:

Në ditëlindjen e saj të 7-të, Sara Minkara u zgjua dhe kuptoi se nuk mund të shihte. Ajo është gjithashtu dhe themeluesja dhe CEO e iniciativës “Empowerment Through Integration” 

Me përulje dhe nder po ndaj me ju lajmin se po bashkohem me administratën Biden-Harris si Këshilltar Special për të Drejtat Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar.

Kështu u shpreh ajo në një postim në profilin e saj në facebook:

“Unë do të punoj në Departamentin e Shtetit dhe me të vërtetë jam e emocionuar që jam tashmë pjesë e burimeve të jashtëzakonshme të SHBA-së dhe partnerëve tanë për të përmirësuar rezultatet për PAK në mbarë botën. Kjo është diçka për të cilën kam punuar për shumë vite. Dhe është falë JUSH që kam arritur ta bëj këtë punë të mrekullueshme. Ndaj FALEMINDERIT. Faleminderit familjes time të jashtëzakonshme, miqve të mi, mentorëve dhe komunitetit tim. Shumë njerëz të bukur më kanë mbështetur në mënyra të ndryshme në rrugëtimin tim. Çdo kapitull ka qenë përmbushës dhe unë jam krenare për atë që kemi arritur të gjithë së bashku deri tani. Faleminderit. Dhe KUJDES, DC! Unë dhe shkopi im i bardhë po vijmë për ju. 🙂

Elhamdulilah Elhamdulilah Elhamdulilah”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.