Kështu ka për të kaluar koha..(poezi)

0

Nga Michael Alvarez

Duhet të na lumturojë edhe asgjëja,

edhe një pikë ujë apo një grimcë ere.

Një xixëllonjë që mbështetet mbi krahun tënd

apo aroma që vjen prej bahçes.

Duhet të ecim në këtë tokë krahëhapur

gati për të përqafuar ardhmërinë

dhe atë çka ajo do të sjellë

së bashku me pasiguritë e fatit.

Duhet të mësojmë të numërojmë yjet

dhe të duam të vëshrojmë qiellin

duke vlerësuar çdo rrahjezemre

kur mendojmë për ata që na duan.

Vetëm kështu ka për të kaluar koha

pa pengje

dhe një ditë do rikujtojmë

se në jetë kemi pasur shumëçka 

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.