Nga Arsenida Rexhaj

Mendoj se secilës nga ne i ka ndodhur që të përdorim rroba dhe pamja që shikojmë në pasqyrë të mos na pëlqej. Zbehtësia e fytyrës vjen si rezultat kur gabojmë në përzgjedhjen e  ngjyrës së shallit apo rrobave tona.

Më lejoni t’ju tregoj se nëntonet e lëkurës tonë ndahen në tre grupe nëntonesh: të ftofta, të ngrohta dhe neutrale. Ka disa mënyra për ta mësuar se cilat janë dhe mund t’i lexoni më poshtë.  Një nga mënyrat më të lehta për ta dalluar është përmes ngjyrës së venës kryesore afër pëllëmbës së dorës. Në qoftë se vena ështe blu ju keni një lëkurë me tone të ftofta, në qoftë se ju keni vena ngjyrë të gjelbër atëherë ju keni lëkurë me tone të ngrohta por në qoftë se nuk mund të vendosni mes blusë dhe të gjelbrës atëhere ju keni një nënton lëkure neutral. 

nëntonet neutrale

 

nëntonet e ftofta

Një mënyrë tjetër për ta pasur më të lehtë dallimin e këtyre nëntoneve mund të kuptohet atëherë kur personat që kanë një lëkurë me tone të ftohta skuqen dhe digjen në diell ndërsa personat që kanë një lëkurë me tone të ngrohta nxihen dhe nuk skuqen.

Nëntoni i lëkurës neutral është ai më me fat pasi ju lejon të vishni çdo ngjyrë. Ndryshe nga nëntonet e tjera që duhen gjithmonë përshtatur me lëkurën tuaj.

nëntonet e ngrohta

Përsa i përket ngjyrave të sezonit do ju sygjeroja të zgjidhni tonet që i përshtaten lëkures dhe tiparave tuaja pasi kështu pamja juaj do të përshtatej më shumë me veshjen tuaj duke evituar edhe efektin e “fytyrës së zbehtë”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.