Ibtihaj Muhammad, Sportistja e parë me hixhab në ekipin e kombëtares amerikane dhe kampionina olimpike publikon librin e saj të parë për fëmijë “The proudest Blue/Bluja me krenare”. Edhe pse ajo kurrë nuk e ka menduar të shkruaj libra, aq më tepër për fëmijë, pasi është më shumë e dhënë pas sportit se sa pas letërsisë, Ibtihaj tregon se dëshrionte të bënte diçka për të adresuar islamofobinë sidomos karshi vajzave. 

“E shkruajta këtë libër me qëllim që momente të tilla të mos ndodhnin më kurrë. Kur do të ndalet e gjitha kjo urrejtje? 

Dje, Tamar Herman, një mësuese në Shkollën fillore në Seth Boyden në Maplewood, New York hoqi me forcë hixhabin e një nxënëse të klasës së dytë. Nxënësja rezistoi, duke u përpjekur të mbajë hixhabin e saj, por mësuesja e hoqi atë, duke i ekspozuar flokët e saj në klasë. Herman i tha studentes se flokët e saj ishin të bukur dhe ajo nuk kishte pse të mbante më hixhab në shkollë. 

Imagjinoni sikur jeni një fëmijë dhe të të zhveshin nga rrobat para shokëve tuaj të klasës. Imagjinoni poshtërimin dhe traumën që kjo përvojë i ka shkaktuar asaj. Ky është abuzim. Shkollat duhet të jenë një strehë për të gjithë fëmijët tanë që të ndihen të sigurt, të mirëpritur dhe të mbrojtur – pavarësisht besimit të tyre. Ne nuk mund të shkojmë drejt një Amerike post-raciste derisa të heqim qafe racizmin dhe fanatizmin që ende ekzistojnë në të gjitha shtresat e shoqërisë sonë. Duke mbrojtur vajzat muslimane që mbajnë hixhab, ne po mbrojmë të drejtat e të gjithëve që të kemi një zgjedhje personale në mënyrën e veshjes. “

Mund t’ju interesoje edhe:

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.