Ajo quhet Naime Avdyli Feta, dhe është me origjinë nga Kosova. A mund të quhet grua me fat? Mbase. Ajo jeton në Kanada dhe sapo ka filluar të kaloj me sukses testet e duhura për t’u bërë pilote.

Ëndrra e saj për aviacionin ishte mbjellë qysh në Kosovën që ajo e viziton shpesh.

“E kam pasur gjithmonë pasion, është një prej gjërave që e kam ëndërruar ta bëj, por kam dyshuar se mund të realizohet në Kosovë. Është problem që nis nga kushtet, mentaliteti, por edhe nga fakti se mbaj hixhab. Të gjitha këto më penalizojnë në Kosovë”, thotë ajo në një video të realizuar për Radion Evropa e Lirë.

Ajo pohon se në Kanada përballet me një realitet më ndryshe, pasi njerëzve nuk u pengon aspak prejardhja e saj apo fakti që është një praktikuese e islamit.

Naimja është nënë e tre fëmijëve që ka vendosur të bëhet pilote profesioniste pasi burri i saj e këshilloi të ndjekë pasionin që kishte.

Ajo thotë se ëndërr e saj është që me një Boeing të ulet në Aeroportin e Prishtinës.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.