Debati mbi mbajtjen e shamisë në institucionet arsimore rikthehet përsëri në opinionin publik në Kosovë. Duke marrë shkas nga vendimi para disa ditësh që mori kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për të liruar nga detyra drejtorin e Arsimit, Ismet Ferizi, për një deklarim të cilin e ka quajtur skandaloz. Bahtiri ka thënë se ky lirim nga detyra është për shkak se ai në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”.

Menjëherë pas këtij prenoncimi, reagon dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, tha se janë të vendosur që t’ju lejojnë shkollimin të gjitha vajzave me mbulesë.

“Unë jam kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe nga pozita ime bashkë me 10 deputetë e kemi hap këtë teme dhe kemi hapur iniciativë që vajzat me mbulesa të hyjnë në shkollë. Disa prej shkollave në nivelin lokal drejtorët kanë lejuar shkollimin për vajzat me mbulesë ndërsa disa të tjerë jo”.

“Secila vajzë ka të drejtë të shkollohet edhe ato me mbulesë. Ne jemi shumë të vendosur për këtë gjë edhe opozita edhe pozita jemi në një vijë dhe besoj që në këtë mandat do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Do të kërkojmë të ndryshojë udhëzimi administrativ dhe do të kemi edhe takim me ministren e Arsimit”, u shpreh deputetja Balje.

Ish-diplomatja kosovare, islamofobia Alma Lama, është përfshirë në debatin e hapur së fundmi mbi simbolet fetare në shkollat publike.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se veshja e vajzave me shami arabe nëpër shkolla dhe jashtë tyre, është një regres i madh shoqëror. Madje sipas saj, secili interpretim tjetër është mashtrim.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.