Nga Asmaa Hussein*

Gjatë disa viteve të fundit, ekipi im ka punuar shumë për t’ju sjellë libra që portretizojnë  komunitetit tonë të larmishëm. Unë besoj se përfaqësimi ka rëndësi dhe kam kaluar vitet e fundit duke punuar shumë për t’i sjellë këto libra në shtëpitë tuaja.

Unë gjithmonë kam besuar në fuqinë e të qenit gjithëpërfshirës në librat e fëmijëve. Kjo do të thotë që ne e përfshijmë diversitetin si standard pa e theksuar gjithmonë atë. Unë besoj se fëmijët mësojnë në mënyrë të natyrshme dhe nuk kanë probleme me pranimin të njerëzve të ndryshëm nga ata, si përshembull njerëzit me ngjyrë si heronj dhe protagonistë në libra. Qëllimi është që kjo të bëhet normë për ta, dhe jo përjashtim.

Ndërsa gjithmonë do të besoj në fuqinë e tregimeve, edhe pse jam e vetëdijshme se librat nuk janë të mjaftueshëm.

Në një botë ku racizmi sistematik ende mbizotëron, është detyra jonë si prindër të sigurojmë se ne po i fuqizojmë fëmijët tanë të mbështesin dhe zbatojnë vlerat anti-raciste. Por kujdes! Mos bëni gabimin që të theksoni faktin se vlerat anti-raciste janë vetëm vlera islame.

Si komunitet musliman, të gjithë duhet të bëjmë kujdes dhe të sigurohemi që vazhdimisht të jemi duke i përfshirë fëmijët tanë në biseda rreth: racizmit, aleancës, padrejtësive sistemike, diskriminimit, dhe luftës për barazi. (Këtu është një listë e librave që mund t’ju ndihmojnë të njiheni me disa libra me këto tema për fëmijët tuaj.)

Hapi i parë në këtë rrugëtim është të edukojmë veten duke dëgjuar dhe vlerësuar anëtarët tanë të komunitetit me ngjyrë kur ata rrëfejnë tregimet dhe eksperiencat e tyre. Dëgjo, mbështet dhe përforco zërat e tyre! Kjo është mënyra se si ne e zbatojmë besimin tonë se “një arab nuk ka epërsi ndaj një jo-arabi, dhe një person i bardhë nuk ka epërsi ndaj një personi me ngjyrë”. Këto ishin disa nga fjalët e Profetit Muhamed (s.a.u.s) gjatë hutbes së lamtumirës – fjalë me të cilat duhet të jetojë secili prej nesh në mënyrë aktive.

Allahu (xh.sh) na u mundësoftë të jemi mbështetës të së vërtetës dhe të drejtësisë dhe t’i rritim fëmijët tanë të jenë të njëjtë.

Motra juaj në fe, Asmaa Hussein

*Themeluesja e  Ruqaya's Bookshelf

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.