Të agjëruarit mund të sjellë shumë ndryshime në përditshmërinë tonë por kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshojmë dietën apo regjimin tonë.

Për shkak të faktorëve të ndryshëm si mungesa e pirjes, mungesa e ushqimit për një kohë të gjatë, shtimi i adhurimeve, vapa etj mund të sjellin një gjendje plogështie dhe për këtë arsye ushqimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për të ruajtur një gjendje energjie dhe shmangie nga plogështia fizike.

Ja disa mënyra për ta arritur këtë dhe gjithashtu për të evituar shtimin në peshë:

Ha shëndetshëm:

Shpesh herë frika se mos na zë uria shumë shpejtë na bënë që të ham pa u kontrolluar në syfyr. Kjo gjë nuk është aspak e shëndetshme sidomos për ato që pas syfyrit do i rikthehen gjumit. Po ka dhe prej atyre që nuk konsumojnë asgjë nga frika se mos ngrenia mund të jetë arsye për të patur etje ose thjeshtë sepse nuk kanë uri. Të dyja këto sjellje janë të gabuara. Në syfyr duhet të konsumojmë ushqim të shëndetshëm por me sasi të pakët. Duhet të marrim dhe lëngje mundësisht pirja e ujit është e preferueshme por jo më shumë se dy gota.

Në iftar shpesh na ndodh të jemi diku të ftuar ose të kemi ftuar dikë. Të ndash ushqimin me të tjerët nuk do të thotë të hash gjëra jo të shëndetshme. Në tryezën e iftarit mundohuni të zgjidhni ushqime të lehta dhe me vlera ushqyese dhe nëse keni ende uri mund të shtoni masën por jo të ngopeni psh: shtoni porcionin e sallatës apo të zarzavateve si dhe të frutave.

Ushtrimet fizike

Nëse më përpara keni pas bërë palestër apo ushtrime fizike mos e lini vazhdojeni atë por thjeshtë pakësoni kohën që i dedkonit më përpara. Lënia e menjëhershme e aktivitetit fizik mund të shkaktojë fryerje të tepruar për një muaj të tërë. Nëse më përpara nuk keni ushtruar aktivitet fizik por gjithsesi keni pasur një jetë aktive mundohuni te ruani të njëjtin ritëm. Kohën pas iftarit dhe para teravive shfrytëzojeni për një ecje por nëse nuk keni kohë atëherë zgjidhni të shkoni në xhami dhe të ktheheni në shtëpi në këmb dhe nëse faleni në shtëpi atëherë bëni disa ushtrime të thjeshta në kushte shtëpie si ecje në vend, ushtrime për barkun për krahët etj.

Flini mirë dhe mjaftueshëm

Mundohuni të ruani të njëjtën rutinë që keni pasur para Ramazanit duke mos e konvertuar natën në ditë dhe ditën në natë. Për ato që kanë mundësi të kalojnë natën në adhurim duhet të planifikojnë një kohë për gjumin e tyre në mënyrë që dita e nesërme mos ta gjejë të lodhur dhe të plogësht.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.