Kulmi i suksesit? Të promovojmë sukseset dhe arritjet e të tjerëve…!

0

Nga Zulejha Murati

Dickens punonte si një tiketngjitës në një llogor të një fabrike, por ëndra e tij ishte që të bëhet shkrimtar. Kështu ai shkruante vazhdimisht përmbajtje të ndryshme. Shkrimet e tij i dërgonte për botime nëpër revista dhe gazeta por vazhdimisht merrte përgjigjen se punimet e tij nuk e kishin vlerën e duhur për t’u botuar. Por Dickensi asnjëherë nuk hoqi dorë nga synimi i tij, vazhdoi të shkruante dhe t’i dorëzonte shkrimet në ndonjë redaksi tjetër botimi. Kështu kishte vazhduar deri në një çast kur një redaktor i zgjuar dhe vizionar ishte ndalur dhe duke u përqendruar tek shkrimet e Dickensit kishte konstatuar se në brendinë e fjalëve të këtij të riu kishte shumë gjëra të dobishme qe duheshin nxjerrë në pah. Me botimin e këtyre teksteve kishte ndodhur një revolucion shumë i rëndësishëm që kishte ndryshuar krejtësisht rrjedhën e jetës së Dickensit. Kështu ai u bë ai që njihet sot: një autor mjaft i lexueshëm.

Pra suksesi arrihet vetëm duke pasur një imagjinatë të bujshme, duke pasur vetëbesim, duke përsosur punën tonë, duke vënë qëllime para vetes, duke mesuar pa ndërprerje dhe duke bartur përgjegjësi për çdo hap që hedh.

Prandaj edhe ne duhet t’i motivojmë dhe t’i nxisim njerëzit, të promovojmë suksesin dhe arritjet e të tjerëve, sepse shoqëritë të cilat ne sot i konsiderojmë si botë e avancuar në të gjitha aspektet e jetës kanë arritur këtë gjë: domethënë e kanë promovuar suksesin, duke u shndërruar ky i fundit në një shembull për një sukses të ardhshëm duke lundruar kështu nën efektin e krahëve të fluturës. Ata kanë arritur të punojnë me nivelin e vetëbesimit tek të gjithë njerëzit, e sidomos të rinjtë e si rrjedhojë brezat kanë përcjellur breza të tjerë plot sukses.

Atëherë lind pyetja se si t’ia fillojmë kësaj rruge?

Një nga pengesat më të mëdha qe hasin njerëzit kur duan te kenë sukses është mendimi se ata duhet të posedojnë një pikë starti nga t’ia fillojnë. Ky është një besim i gabuar, megjithatë në disa hapa mund të sqarojmë se si të zgjedhësh ndonjë gjë komplekse pa ditur fare nga t’ia fillosh.

Shembull:

Hapi i parë: të supozojmë se ti dëshiron të mësosh programet e kodeve kompjuterike megjithatë nuk posedon asnjë informacion mbi to. Atëherë gjëja e parë që duhet të bësh është të kërkosh ne google me fraza si “si të krijosh programe kompjuterike?”,dhe lexo 10 faqet e para të rezultateve. Pasi të përfundosh me leximin e tyre, ti do kesh përfituar disa njohuri bazë.

Hapi i dytë: pasi të përfundosh me njohurit elementare do fillosh me kërkim të frazave më specifike dhe sa ma thellë që depërton ne tema dhe sa më shumë kërkime dhe lexime bën aq më shumë të shtohet informacioni derisa arrin të specializohesh në atë fushë.

Me leximin e artikujve të parë do të kuptosh vetëm  10-20% prej tyre, por me vazhdimin e leximit kjo përqindje do rritet gradualisht.

Hapi i tretë(fundit): Pas disa kohësh do e shohësh vetën duke kërkuar për terme shumë më specifike. Pra nga hiçi ti u bëre një profesionist.

Andaj përderisa jeni duke lexuar diçka të re dhe e kuptoni vetëm një përqindje të vogël prej saj, mos u dëshproni e mos u dorëzoni sepse përderisa vazhdoni fokusimin në kauzen tuaj, kjo përqindje do të rritet gradualisht.

Njeriu i sukseshëm nuk paraqitet direkt në majat e suksesit, ai gatuhet përgjatë jetës dhe i formon tiparet vetë një nga një. Andaj ne sot duhet t’i përqafojmë fortë ëndrat dhe qëllimet tona, ta përqafojmë fortë edukimin dhe arsimimin tonë.

Gjithmonë lexim dhe vetëm lexim. Leximin duhet ta konsiderojmë si një laborator që ofron mjekim për çdo sëmundje prej të cilës vuan shoqëria. Vetëm përmes luftimit të injorancës mund të arrijmë çdo sukses duke u ngjitur në majat më të larta, ku të gjitha mëndjet do jenë të përqendruara tek i njejti objektiv.

Dhe në fund dua të përfundoj me një thënie të profetit tonë Muhammedit paqja qoftë mbi të: “Në humbje të madhe është ai person që i ka dy ditë të ngjajshme…”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.