Fushata “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!” e iniciuar nga Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale u përmbyll me sukses duke tejkaluar objektivat e paracaktuara.

Fushata në fjalë “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!” nisi në fund të gushtit dhe objektivi u vendos përafërsisht 500 çanta që të mund të përmbushte numrin e kërkesës për mbështetje ndaj të gjithë nxënësit në nevojë  të shkollave fillore nga klasa e parë deri ne klasën e nëntë të të gjitha nacionaliteteve. 

Mirëp, gostivarasit edhe njëherë dëshmuan humanitet dhe solidaritet duke grumbulluar mbi 650 çanta dhe mjete shkollore.

Imërlije Saliu nga Sektori për Arsim pranë kësaj komune, u shpreh shumë e kënaqur për për përmbushjen e objektivit me më shumë donacione se ç’ishte parashikuar:

“Dëshiroj të falenderoj të gjithë organizatorët dhe kontribuesit duke veçuar këtu donatorët tanë si: Qendra Islame Shqiptare El-Furkan Minhen, Rrjeti Bizneseve 99. Këmbimore Alpina, Kompania El Trans, Supermarketi ETC, Libraria Rahman, Evropa, Kultura Gost, si dhe donatorë të ndryshëm prej indivdëve në mënyrë të pavarur.” u shpreh ajo.

Nada Dosti

Autorja është themeluesja e Muslimania.al
Nada Dosti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.