Kurs finance: kamata në përditshmërinë tonë

0

A është e mundur që të jemi të përfshirë në transaksione bankare të ndauara? Po sikur të ketë kamatë në këto transaksione? Lista është e gjatë dhe mund të pëfshijë disa veprime si kredi për shtëpi, kredi pa interes, karta krediti, dërgim parash etj. Me gjithë këto transaksione që ekzistojnë në përditshmërinë tonë lind detyra që çdo musliman të informohet për rregullat në lidhje me kamatën dhe si t’i shmangemi asaj.

Për këtë arsye Universiteti Islam Online ka hapur një kurs në degën e inancës të quajtur “Money Matters” nga Mansoor Danish. Qëllimi i kursit është të sqarojë tema delikate të lidhura me kamatën në ditët e sotme. Gjithashtu ka për qëllim të informojë muslimanët për mjetet e kamatës, si të shmanget ajo dhe si të kërkojmë për mjete të lejuara.

Kursi ofron tema si:

  •      Si të kuptojmë transaksionet të ndaluara në Islam.
  •      Të kuptojmë kamatën në ditët e sotme dhe ku fshihet ajo.
  •      Të ndërgjegjësohemi për transaksionet që veprojmë gjatë përditshmërisë tonë dhe të marrim masa për të shmagur alternativat e ndaluara dhe për të zgjedhur ato të lejuarat.

Kursi do të zhvillohet çdo ditë të shtunë dhe do të ketë 6 seanca.

Data e fundit e aplikimit: 3 dhjetor 2016

Për më tepër informacion vizitoni faqen e internetit: http://www.islamiconlineuniversity.com/

 

 

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.