Përbërësit: 200 gr kus kus, 1 karrotë, 2 patëllxhan, 2 kungulleshka, 3 speca, 1 qepë e kuqe, 3-4 domate, spec djegës, vaj ulliri, kripë, shafran

1.Lajini mirë të gjitha perimet dhe pritini në kubikë të vegjël. 2.Hidhini të gjitha , vec domates në një tigan me vaj ulliri dhe skuqini në zjarr të ulët.

3.Vendosim kapakun dhe i lemë deri sa të zbuten dhe shtojmë domatet, kripën dhe spec djegës. 4.I lemë në zjarr për 5-10 minuta.

5.Ndërkohë përgatitim kus kusin.

6.Vendosim në zjarr të lartë një tigan që nuk ngjit duke shtuar ujin, pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri.

7.Ne momentin qe uji zjen hiqeni tiganin nga zajrri dhe hidhni brenda kus kusin. 8.Lereni brenda për rreth 5 minuta, deri sa të ketë thithur komplet ujin dhe të jetë zbutur. 9.Vendoseni sërish tiganin në zjarr, shtoni një lugë vaj ulliri dhe përzijeni kus kusin gjithë kohës deri sa kokrrat të ndahen nga njëra tjetra. 10.Pasi të jetë bërë e sherbejmë kus kusin me perime duke hedhur kus kus në mes të pjatës dhe siper disa lugë nga salca me perime.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.