Kush je ti? (Poezi)

0

nga Sara Benedetti *

Nuk besoj se ekziston ndonjë pyetje më të vështirë se kjo

Kush je ti?

Jo vetëm një emër dhe një origjinë. Si quhem dhe ku kam lindur nuk varej nga unë

Kush je ti?

Jam bija e një italiani dhe një marokeneje

Kush je ti?

Jam palma dhe ulliri

Kush je ti?

Jam shamia me qëndisje dantelle që më vë në kornizë fytyrën time

Kush je ti?

Jam mendimi përtej pëlhurës, fjalët e thëna dhe të pathëna, të ngecura mes një zemre rebele dhe llogjikës, të lëna në një cep në pritje të momentit të duhur dhe personit të duhur ose të momentit të gabuar dhe personit të gabuar.

Kush je ti?

Jam krenaria e luanit të fundit të Atlasit, jam ulkonja që i dha gji Romolos dhe Remos

Kush je ti?

Jam fara e kus kusit brenda tavës së dheut, jam brumi i butë i picës në furrën e drunjtë.

Kush je ti?

Jam një shpirt i ndarë mes Firences dhe Meknes. Jam djepi Rilindjes dhe qyteteve mbretërore.

Kush je ti?

Jam fanari plot ngjyra që ndriçon rrugëtimin në Ramazan, jam drita që ndriçojnë rrugët të shturauara me pëlhurën e dëborës së fundvitit

Kush je ti?

Jam Islami që lufton terrorizmin, jam Falcone dhe Borsellino që luftojnë mafjan

Kush je ti?

 Jam kënga e dunave të shkretëtirës që grimcë pas grimce ngrihen drejt qiellit, jam kodrat e gjelbërta të Toskanës pikturuar nga dora e një Artisti

Kush je ti?

Jam çizmja dhe briri i Afrikës

Kush je ti?

Jam tezga e argjendarive që mbështeten tek Arno, jam bluja e qeramikës që rrethon pazarin

Kush je ti?

Jam arabishtja e gërshetuar në arabeskat dhe thurur në mermer, jam latinishtja e gdhendu në bronxin e një statuje kalorësi

Kush je ti?

Jam parfumi e çajit të nxehtë me mente sapo zbrazur në gotë, jam aroma e kafesë në të parën rreze të agimit

Kush je ti?

Jam “Një, asnjë dhe njëqindmijë”. Jam “Njëmijë e një netë”

Kush je ti?

Jam Shehrazadja lëkur qumështi dhe tipare arabe. Kam njëmijë e një histori për t’ju treguar me njëqindmijë maskat e mia në dy botët.  

Kush je ti?

Jam zgjedhja për të mos zgjedhur

Jam italiane dhe marokene

Jam gjitçka që ende dëshiroj të bëhem

Përshtati: Nada Dosti

*Kjo poezi është fituese e çmimit të parë në Konkursin Kombëtar “Gjuha Mëmë” e përzgjedhur për t’u publikuar tek suplementi  “Lingua Madre Duemiladiciassette – Racconti di donne straniere in Italia/ Gjuha Mëmë Dymijëeshtatëmbëdhjetë-Rrëfime femrash të huaja në Itali.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.