Nga Lauretë Rexha
Largësia m’i kujton kufinjtë.
Gjithmonë shoh larg
e me lutje pres agimet.
Kur bëhem vonë,
dua të ec me diellin.
Me hijen e mëngjesit,
ndjek me vrap kujtime,
si dikur flutura
që iknin e vinin
duke vallëzuar
në qiellin e mbushur me ëndrra,
deri në fund ku nis fillimi…