Nga Irida Ndreu

I drejtohem aktivistes në fjalë Zhaklin Lekatari:
Si fillim, dua të nis me “guximin” e saj për të fotografuar e më pas publikuar njerëz të thjeshtë, pa dijeninë e tyre.

Së dyti, kjo lloj injorance, mungese niveli në komunikim, shoqëruar me akuzim, përçmim e diskriminim ndaj një grupi të tërë shoqëror, nuk është më thjeshtë për të ardhur keq, por duhet dënuar publikisht. Një “pseudointelektuale” e tillë nuk ka të drejtë të ketë një platformë aq të gjerë, apo t’i jepet hapësirë televizive.

Pretendon te jesh aktiviste, promovuese e emancipimit te grave, ndërkohë me pafytyrësinë më të madhe mohon një ndër të drejtat bazë, atë të besimit.
Apo mos ndoshta luftoni për të drejtat tona për aq kohë sa ndjekim rrugën që na shtroni ju, përndryshe të mbyllemi në shtëpi?!
Kjo është liria në të cilën na ftoni?!

Mund të më informosh për çfarë arsyeje duhet të të bindim që kjo është zgjedhja jonë?
Njeriu nuk është qenje që krijon nga asgjëja, por integron çdo nxitje të marrë gjatë jetës, pra atë qe ka parë, lexuar, dëgjuar e përjetuar, përfshirë këtu dhe ideologji e besime te caktuara. Kështu që mund të më shpjegosh se si e vendos kufirin dhe dallimin mes pavarësisë në vendimet dhe veprimet e mija dhe në ato të tuat? Pohimi i lirise sime nga vetë unë duhet të jetë plotësisht i mjaftueshëm për ty dhe çdokënd tjetër.

Ajo që kërkojmë nga ti nuk është “shpëtimi”, por kërkimi I faljes për përbuzjen e treguar.

Gjithsesi siç e thashë në fillim, duke parë nivelin që ke treguar në bashkëbisedim, nuk kam shumë pritshmëri, thjeshtë shpresoj që njerëzit të jenë të aftë ta dallojnë hipokrizinë tënde dhe të atyre si ti.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.