Një deklaratë speciale e Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje për një luftë kundër islamofobisë bazuar në një ligj të miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve me sugjerimin e deputetes demokrate Ilhan Oman, i mbështetur nga 56 ligjvënës të tjerë.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se administrata mbështet miratimin e H.R. 5665 – Ligji për Luftën kundër Islamofobisë Ndërkombëtare.

“Liria fetare është një e drejtë themelore e njeriut, e cila është pjesë e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe është gjithashtu pjesë e Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA. Angazhimi i vendit tonë për të mbrojtur lirinë e fesë dhe besimit shkon në shekuj, dhe administrata beson fuqishëm se njerëzit e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve në mbarë botën duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt të barabartë”, thuhet në deklaratë.

Administrata Joe Biden gjithashtu mbështet një pjesë të H.R. 5665 i cili tërheq vëmendjen për rastet e punës së detyruar, riedukimit ose pranisë së kampeve të përqendrimit, të tilla si ato që synojnë ujgurët dhe pakicat e tjera në Xinjiang të Kinës.

Administrata mirëpret bashkëpunimin me Kongresin për të siguruar që Sekretari i Shtetit të ketë fleksibilitetin dhe autoritetin e nevojshëm për të emëruar një zyrë dhe një të dërguar të posaçëm për të përgatitur një raport vjetor mbi islamofobinë në vendet e huaja.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.