Shkolla londineze denoncon ligjërisht prindërit muslimanë sepse fundi i vajzës është shumë i gjatë.

Prindërit e Siham Hamud (12vjeçare) janë denoncuar me akt gjyqësor sepse vajza e tyre nuk pranon të veshë një fund të gjatë deri në gju në Shkollën e Mesme Uxbridge në Londrën perëndimore.

Siham vesh fund të gjatë deri në kyçin e këmbës për vite me radhë, por mësuesit i thanë se ishte uniformë shkollore e pasaktë, pikërisht muajin që shkoi.

Shkolla i dërgoi Idris Hamud dhe gruas së tij Salma Yusuf një letër që kërcënonte për masa ligjore për “mos bindje ndaj uniformës së shkollës” si rezultat i dërgimit të Sihamit në shkollë me fund të gjatë.

“Ndihem e diskriminuar për shkak të besimit tim. Unë mendoj se ata thjesht duhet të më lënë të vesh uniformën time të shkollës siç e kam veshur deri tani. Ndihem e hutuar dhe e bezdisur që nuk mund të vesh atë që dua në përputhje me fenë time. Shpresoj se ata do të ndryshojnë rregullat në mënyrë që vajzat si unë të veshin funde të gjatë në shkollë. ” tha 12 vjeçarja Siham.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.