Një video tronditëse vjen nga Londra, e cila tregon një burrë të moshuar duke fyer një grua myslimane aq shumë sa vajza e saj e vogël nuk ndalet së qari. Megjithatë, plakut islamofob s’ja ndjen për këtë.

Ai u filmua duke sulmuar verbalisht një gruaa me hixhab, n jë skenë e ndodhur në stacionin e autobusëve në Bexleyheath, në Londrën jug-lindore. Gruaja mbante për dore dhe vajzën e saj të mitur

“Ah, kjo është Arabia Saudite. Ku të presin kokën, nëse e kundërshton qeverinë. A do të doje të jetoje atje – ku të prisnin kokën nëse ke një mendim tjetër?”, dëgjohet plaku të thotë.

Kur gruaja përpiqet ta injorojë, ai kthehet te vajza e vogël dhe i thotë asaj se nëna e saj është “mbështjellë si një gjel deti”, duke bërë që fëmija të fillojë të qajë. Pavarësisht nga stresi i dukshëm në të cilin ndodhet vajza, plaku vijon tiradën e urrejtjes.

“Kthehu në Arabinë Saudite, muuslimanët nuk i përkasin Britanisë së Madhe…”, vijon plaku kërcënueshëm, deri duke i thënë se do ta “heqë qafe”.

Videoja tregon vajzën e vogël duke qarë, ndërsa nëna e saj e përqafon dhe i lutet që të pushojë.

Për fat të mirë, gjithçka u ndalua nga shoferët e autobusëve, të cilët akuzuan burrin për abuzim ndaj një nëne me fëmijë.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.