Imagjinoni të keni një ëndërr. T’ju vijë një ide biznesi në mëndje dhe të jeni një femër me shami. Çdo të bënit? Do të hidheshit me gjithë shpirt në frymëzimin tuaj apo do të stepeshit qoft edhe në hapin e parë? Do të ndaleshit në mira dyshime dhe ide për fatkeqësitë e mundshme apo do të lini menjëherë punën për të cilën paguheni për t’ju përkushtuar me shpirt zhvillimit të vizionit, ndjenjës dhe pasjonit që kthehet në pilotin tuaj?

Mai Medhat, egjiptiania e cila u intervistua personalisht atëbotë nga presidenti i Amerikes Barak Obama mbi historinë e saj të suksesit në botën e sipërmarrjes. Plot emocjone kjo vajzë e re muslimane e imet dhe modeste me shaminë e saj në kokë gjëndet në atë podium së bashku me Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe Mark Zuckerberg për të dhënë shembullin e saj të suksesit.

Kjo super business woman muslimane e cila ka punuar në heshtje dhe me përkushtim, ka lejuar që të flasë suksesi i saj mbi gjithçka, dhe ky sukses foli rëndë në majat e botës së ekonomisë në Silicon Valley.

Ajo është një menaxhere e suksesshme dhe bashkë themeluese e një kompanie e cila gjeneron sisteme organizimi për evente së bashku me një aplikacion i cili krijon kontakte dhe jep të dhëna të menjëhereshme mbi zhillimin e eventit që nga fillimi e gjer ne fund. Duke mundësuar një eksperiencë dhe përjetim të suksessëm të eventit në fjalë, ajo, me firmen e saj ka arritur të revolucionarizojë sektorin duke sjell risi të domosdoshme të cilat i kanë mundesuar sukses të pa arritshëm.

Të jesh një sipërmarrëse nuk është diçka e thjeshtë por as e pa mundur. Natyrisht që do të përballemi me shumë sfida, por së bashku me shpirtin sipermarrës njerëzor normat Islame të bizesit dhe mbeshtetjen fort tek Allahu do të gjeni forcën të ecni përpara dhe të kërkoni suksesin.

Vetë në gjenezën e fesë sonë Islame, forcën shtyse më të madhe do ta gjejmë tek një nga femrat kolosale të historisë sonë Hadixhe r.a e cia do të ishte një nga tregëtaret më të medhaja dhe më të pasura të gadishullit Arabik dhe mbeshtetesja më e madhe e Profetit tonë a.s si dhe financuesja më e madhe e fes Islame në gjenezën e shpalljeve Profetike.

Personalisht, ju bëj thirrje të na kontaktoni ose të na lini një mesazh në privat për t’u konsultuar apo për të shprehur dhe diskutuar Ide bisnesi në sektor të ndryshëm si dhe në vende të nrdyshme të botës. Jeni të mirëpritura.

 

Vajada Keçi Manjani

Vajada Keçi Manjani

Autorja prej vitesh jeton në Itali. Është diplomuar në Universitetin e Brescias për Ekonomi dhe Biznes dhe ka një master në "International Commerce" pranë Universitetit të Padovas.
Vajada Keçi Manjani

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.