Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze e cila u qëllua nga talebanët pasi bëri fushatë për arsimimin e vajzave, është imazhi i ri i kopertinës së Vogue. Njezetetrevjeçarja që ka fituar çmimin Nobel për Paqen kur ishte vetëm 17-vjeçe, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, diplomimi në Oksford, besimi dhe partneriteti i ri me AppleTV +. Yousafzai foli gjithashtu për miqësitë e saj me aktiviste të tjera të reja, si Greta Thunberg dhe Emma Gonzalez.

“Unë e njoh fuqinë që një vajzë e re mbart në zemrën e saj”, ka thënë ajo. Numri i muajit korrik përfshin dhe fjalë nga disa prej admiruesve të Yousafzai, përfshirë ish-Zonjën e Parë Michelle Obama, e cila e quajti atë “me të vërtetë të jashtëzakonshme” dhe nga CEO i Apple Tim Cook.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.