Marilena Feimi, nga Durrësi, është një histori frymëzuese dhe shembull kuptimplotë i një gjenerate të rinjsh shqiptarë që investojnë shumë për ta ndërtuar jetesën vetëm me punë dhe me pasionin për ta vënë kapitalin e tyre intelektual në shërbim të vendit.

Ajo aplikoi në një platformë punësimi të studentëve ekselentë, duke lënë Italinë për t’u kthyer në atdhe. Me meritë, përmes rezultateve të larta në studime në Master shkencor në Të drejtë Private në Universitetin Aleksandër Moisiu, fitoi vendin e punës si Doganiere e Kontrollit Fizik, në Degën Doganore të Durrësit (Porto Romano), sektor i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Aktualisht ka një vit e gjysëm që punon në këtë fushë dhe sapo ka mirëpritur riemërimin po në të njëjtin pozicion.

“Qe rrisk nga Zoti” themi ne shqiptarët! Para se të aplikoja isha goxha skeptike. Kjo eshe sepse duke qenë vajzë e mbuluar me shami, dhe shoqëria jonë ka aplikuar gjithmonë qasje mënjanuese sa i përket besimtareve praktikante. Megjithatë vendosa me shpresën se ndoshta del diçka e mirë. Kur mora njoftimin se isha pranuar në pozicionin përkatës, ndodhesha në Itali ku dëshiroja të vazhdoja studimet për të konvertuar Masterin në Universitetin e Bolonjës. Mirëpo vendosa të kthehem, të firmos kontratën dhe të jap kontributin tim në vendin tim” shprehet ajo.

Nada Dosti

Autorja është themeluesja e Muslimania.al
Nada Dosti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.