Libraria e Universitetit Karauijjin  ( Qarawiyyin ) në Marok, një ndër më të vjetërat në botë e cila strehon dorëshkrime unike dhe të çmuara islame ëshë themeluar nga një grua 12 shekuj më parë.

Një grua e devotshme dhe e pasur muslimane nga qyteti Tunizian i  Kairaouan, Fatima al-Fihri, dhuroi fondin për ndërtimin e librarisë në shekullin e 9-të. Fillimisht ishtë vetëm një xhami por më vonë, në shekullin e 10-të ajo u zgjerua për tu kthyer në një universitet.

Ndonëse e mbajtur e fshehur nga publiku për një kohë të gjatë, duket se së fundmi do  hapë dyert e saj sërish. Arkitektja kryesore në restaurimin e kësaj librarie, është po ashtu një femër. Arkitektja Aziza Shauni rrëfen se as që e dinte se ekzistonte një librari e tillë deri në momentin kur i është kërkuar të punojë për të.

Mbreti Mohammed VI pritet të përurojë hapjen e saj së shpejti. Deri më tani, privilegji i përdorimit të bibliotekës ka qenë i kufizuar vetëm për studiuesit të cilët duhet të kërkonin paraprakisht leje, por pas restaurimit shpresohet qe për herë të parë libraria të hapet dhe për publikun e gjerë.

Në arkitekturën  dhe elementet e saj, si shkrimet kaligrafike në mur, dizajni i pllakave qeramike në dysheme, gdhendjet e drurit në tavan, mund të shihen gjurmët e çdo dinastie që ka qënë në pushtet që nga shekulli i 9-të.

Libraria ka koleksione dorëshkrimesh  të shkruara nga mendimtarë të njohur të rajonit, përfshirë edhe  veprën e Ibn Khaldunit-“ Mukadimmah”. Tekstet tjera përfshijnë një Kur’an të shekullit të 9-të shkruar në kaligrafi në stilin Kufi, dhe një dorëshkrim mbi shkollën e  jurisprudencës islame malikite nga Ibn Rochd, i njohur si Averroes. Momentalisht dorëshkrimet mbahen në një dhomë të sigurt, ku kontrollohet temperatura dhe niveli i lagështirës.

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.