Nga Asma Husein

Për një kohë të gjatë kam lavdëruar mentalitetin e “ngutjes”. Sa më shumë detyra të bëja për çdo ditë, aq më e dobishme do të ndihesha. Dhe nëse nuk bëja “asgjë”, do ta merrja inat veten për këtë.

Më duhej të përgjigjesha me e-mail dhe DM brenda një ore ose do të ndihesha në ankth. Do përpiqesha gjithmonë të dërgoja porositë në të njëjtën ditë, ose do më dukej sikur ato do të vareshin mbi mua gjatë gjithë natës.

Asnjë nga këto gjëra nuk i kisha për detyrë por i zgjodha vetë. Dhe kur e ftova të tillë stres në jetën time, pashë pasojat e tij fizike. Dhimbjet dhe shqetësime që nuk i kisha më parë më dolën papritur. Kjo do pasohej me dhimbje koke dhe stomaku të rastësishme..

Kur shkoja te mjeku, ajo më thoshte: “Je i stresuar?” Dhe unë do të pyesja, “Çfarë lidhje ka kjo me këtë?” Por ka! Padyshim që ka!

Kohët e fundit dikush më kujtoi se trupi im është një emanet që më është dhënë nga Zoti. Dhe nëse e detyroj të bëjë gjëra që i shkaktojnë dhimbje, atëherë duhet të pyes veten pse.

Kështu që i premtova vetes më shumë dhembshuri. Andaj, kam filluar të jem në rregull me  të bërit “asgjë”. Mund të kaloj më shumë kohë duke bërë gjëra që më pëlqejnë në krahasim me ato më “produktive” në këtë moment. Nuk kam nevojë të mbush çdo minutë të lirë me një detyrë vetëm për t’u ndjerë sikur kam arritur diçka.

Emaili mund të presë. Njoftimi mund të injorohet. Unë meritoj të pushoj mendjen dhe trupin tim. Dhe në atë pushim, ka shpërblim nga Allahu (xh.sh) sepse të kujdesesh për amanetin është një formë adhurimi

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.