Medialistja ,e para dhe e vetme, iraniane olimpike Kimia Alizadeh i është dhënë statusi i refugjatit në Gjermani dhe synon të garojë nën një flamur të bardhë këtë verë, në ekipin olimpik të refugjatëve në Tokio.

Alizadeh, e cili fitoi bronzin në taekwondo në Olimpiadën 2016 në Rio, u arratis në Gjermani vitin e kaluar pas disa ofertave për të garuar për Hollandën, Kanadanë, Belgjikën dhe Bullgarinë.

Ajo tha se u largua nga atdheu i saj sepse ishte lodhur duke u përdorur si mjet propagande, transmeton Hina.

“Taekwondo ndryshoi jetën time. Kur fitova medaljen Olimpike, unë isha atletja e parë në Iran dhe pas kësaj të gjithë njerëzit më njohën, dhe kjo ishte e vështirë,” tha 22-vjeçarja, e cila tani jeton në qytetin bavarez të Aschaffenburgut, stërvitet aty dhe mund të konkurrojë për biletë për Lojërat Olimpike në Turneun Evropian të Kualifikimit në Sofje në maj.

Ekipi olimpik i refugjatëve do të zgjidhet në qershor dhe do të numërojë 55 atletë nga 12 sporte

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.