Të gjithë duam të jemi të lumtur: Librat e llojit vetëzhvillim japin këshilla se si të reshtim së  shqetësuari, forcimin e lumturisë dhe dëbimin e mendimeve negative. Shefat duan të shohin entuziazëm dhe fytyra të buzëqeshura në vendin e punës, dhe mënyra e vetme për t’iu përgjigjur pyetjes”si jeni?” është me një “shkëlqyeshëm!”. Por sipas Svend Brinkmann, profesor i psikologjisë në Universitetin Aalborg të Danimarkës, kjo lloj kulture e pozitivitetit ka një anë të errët.

Lumturia thjesht nuk është përgjigja e përshtatshme për shumë situata në jetë, thotë Brinkmann, bestselleri danez i të cilit, Stand Firm: Resisting the Self-Improvement Craze/Qendro stoik: t’i bësh ballë lajthitjes së vetëzhvillimit”,  thotë se akoma më keq: të falsifikosh lumturinë mund të na bëjë të ndihemi të humbur emocionalisht.

“Unë besoj se mendimet dhe emocionet tona duhet të pasqyrojnë botën. Kur ndodh diçka e keqe, duhet të na lejohet të kemi mendime dhe ndjenja negative për të, sepse kështu e kuptojmë botën, “thotë ai.

“Jeta është e mrekullueshme por, herë pas here, është gjithashtu edhe tragjike. Njerëzit vdesin në jetën tonë, ne i humbasim ato, nëse jemi mësuar se jemi të lejuar të kemi vetëm mendime pozitive, atëherë këto realitete mund të na godasin edhe më intensivisht kur ato ndodhin – dhe e sigurt që ato do të ndodhin. “

Nuk ka asgjë të keqe me ata që kanë një gjendje natyrale me diell ose që kënaqen me librat e çuditshëm të vetëzhvillimit, thotë Brinkmann, problemi është kur lumturia kthehet në diçka të domosdoshme. Në vendin e punës, për shembull, kur vlerësimet e performancës shpesh insistojnë të përqëndrohen në rritjet pozitive dhe jo në vështirësitë e vërteta, kërkimi i shfaqjes së lumturisë është “pothuajse totalitare”. Brinkmann e krahason këmbënguljen për lumturinë e punonjësve me “kontrollin e mendimit”.

“Kur jeni në marrëdhënie me njerëz dhe punoni në ekipe, atëherë këto tipare të personalitetit bëhen shumë më të rëndësishme. Unë mendoj se kjo është një anë e errët e pozitivitetit. Ndjenjat tona kanë tendencë të kthehen në një mall shitblerjeje dhe kjo do të thotë se jemi lehtësisht të tjetërsueshëm prej ndjenjat tona.”

Lumturia e detyrueshme nuk është thjesht një shqetësim në vendin e punës. Ndërsa një atmosferë e këndshme, e gjallë mund të jetë një hapsirë e shëndetshme për mendjen tonë, pozitiviteti i sjellshëm nuk duhet të ndalojë diskutimin e traumave dhe krizave me miqtë e afërt.

Nën presionin e vazhdueshëm për të qenë të lumtur është kthyer tashmë në një vetëmani e vetëzhvillimit. Librat e natyrës vetëzhvillimi që synojnë t’u mësojnë njerëzëve se si të gjejnë lumturinë mund të inkurajojnë një këndvështrim të dëmshëm për emocionet, thotë Brinkmann. Ideja themelore që qëndron pas faktit se dikush mund ta bëjë veten të ndjehet i lumtur nënkupton që njerëzit e pakënaqur duhet të vëtëfajësohen për fatkeqësinë e tyre.

Në fund të fundit, emocionet negative luajnë një rol të rëndësishëm dhe të shëndetshëm në mënyrën se si ne e kuptojmë dhe reagojmë ndaj botës. Faji dhe turpi janë thelbësore për një jetë me vlera dhe moral. Zemërimi është një përgjigje e ligjshme ndaj padrejtësisë. Trishtimi na ndihmon të përpunojmë tragjedinë. Dhe lumturia është gjithashtu e rëndësishme. Vetëm se jo gjatë gjithë kohës.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.