Nga Marigona Krasniqi

Në sytë e botës gjithë kurreshtje

E gjithë bota le të heshtë

Por mes nesh mos të ketë heshtje..!

Nëse në heshtje i deponojmë

Mendimet tona të gjata

Nëse tek heshtja dyshimet pushojnë

Do të pushojmë edhe ne nga dashuria

Jo çdo herë heshtja është flori

Ajo din të jetë edhe vrasëse pa e kuptuar ti

Mos vrit veten me heshtje

Mua mos më vrit

Më prit tek lumi i fjalëve

që të shkëpusim ca fjalë unë dhe ti

Mos le të na vrasë heshtja

Kur mund të na mbajë gjallë dashuria

Me fjalë mund t’i kuptoj ndjenjat e tua

Me fjalë mund t’i kuptosh fantazitë e mia

Të acaruar le të flasim

Të qetësuar le të bisedojmë

Le të themi çfarë na mundon

Le të flasim për atë që na gëzon

Ti je heshtja ime

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.