Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, gra politikane të Kosovës kanë shpërndarë në profiliet e tyre në rrjetet sociale disa mesazhe sensibilizuese.

I fortë është ai që e kontrollon zemërimin, jo ai që e përdorë dhunën.” është citimi i postuar nga Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi

Reflektimi në lidhje me ditën në fjalë, nga deputetja Duda Balje, ka të bëjë me Dhunën Digjitale, pra cyber bullizmin:

“….Është e vërtetë që asnjë grup i grave nuk është imun ndaj kësaj lloj dhune dhe nuk është për t’u habitur që edhe gratë që shprehin pikëpamjet e tyre në internet (përfaqësuese të komunitetit akademik, politikane, gra në poste të larta), si dhe aktiviste të organizatave që avokojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, janë të ekspozuara ndaj dhunës digjitale….Duhet të kihet parasysh se nuk është normale që asnjë grua, kudo në botë, të pësojë çfarëdo lloj dhune apo diskriminimi, si në shtëpi ashtu edhe në punë, madje edhe në rrugë.

Mos heshtni! Mos heshtni nëse ju jeni viktimë dhe mos heshtni nëse viktima është dikush që e njihni, qoftë edhe sipërfaqësisht. Ndoshta vendimi yt për të mos heshtur, do t’i shpëtojë jetën dikujt.

Nuk do të doja të flas tani se çfarë kemi bërë për të parandaluar të gjitha këto dhe çfarë jo, thjesht do të doja të ndryshoja praktikën time dhe tuajën, duke mos shkruar statuse dhe postime një herë në vit në datën e sotme, por duke folur sinqerisht. për atë që mendojmë dhe për çfarë angazhohemi, pa frikë të pranojmë se dhuna është pranë të gjithëve, se të gjitha e kemi ndjerë në mënyra të ndryshme dhe të flasim pa hezitim dhe sindromë primitiv “çfarë do të thonë të tjerët. Është obligim i çdo shoqërie që të mbrojë publikisht politikat kundër diskriminimit dhe të promovojë një kulturë tolerance.

Një grua nuk mund të bëjë shumë, ne kemi nevojë për sinergji. Ne duhet të bashkohemi rreth një qëllimi të përbashkët dhe të fillojmë të veprojmë publikisht. Që toleranca në situata të caktuara është e padëshirueshme. Revolucionet po e ndryshojnë botën dhe unë nuk po heq dorë nga shpirti im revolucionar, dhe e di që të gjithë ne së bashku do t’i ndryshojmë të këqijat që janë duke ndodhur.

Ndërsa  mesazhi sensibilizues nga ish-deputetja e PDK-së Besa Ismaili përqendrohet tek thirrja për të ndërmarrë hapa konkrete:

16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës me bazë Gjinore Kjo fushatë është një mundësi për ne të gjithë që të bëhemi bashkë të dënojmë dhunën dhe të përtërijmë zotimet tona për të eliminuar dhunën nga shoqeria jonë.

Le të ndryshojmë statistikat: në vend se të njehësojmë sa gra janë vrarë, sa gra janë rrahur, sa gra kanë raportuar dhunë, le të njehësojmë  sa vrasës, sa përdhunues & abuzues po dënohen maksimalisht!

Secili prej nesh kemi rol për të luajtuar deri në çrrënjosjen e dhunës, ndërsa është rol dhe përgjegjësi e qeverisë të sigurojë, në të gjitha nivelet e vendimmarjes, buxhetim të përgjegjshëm gjinor! Parat e taksapaguesve të Kosovës duhet të sigurojnë zhvillim dhe mirëqenie të barabartë për të gjithë, pa dallim.” 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.