Për mijëra vjet gratë e Azisë Qendrore kanë thurur qilima me modele të ndërlikuara. Por prej vitit 1979 dizajni i këtyre qilimave filloi të ndryshojë rrënjësisht, fill pas pushtimit sovjetik në Afganistan, pushtim i cili zhvendosi më shumë se një milion qytetarë. Efektet e tij ndikuan në jetën e përditshme aq thellë sa gratë afgane, filluan të përfshijnë ikona të luftës në qilimat e tyre.

Thurjet me motivet tradicionale si lule, zogj e nyje dekorative, u zëvendësuan me simbolet e luftës, të cilat fillimisht u shtuan butësisht e me delikatesë, për të hyrë më vonë në tregjet perëndimore.

Gratë afgane nëpërmjet këtyre qilimave të endur me mund, sakrificë, dhimbje e përkushtim, nuk përkujtojnë thjesht një fitore apo vajtojnë të larguarit, ato kërkojnë të nxjerrin në pah përhapjen e pafund të mallrave vdekjeprurëse duke e bërë të dukshëm paradoksin e paqes: “Edhe ulur në një qilim të kushtueshëm, kurrë nuk mund të jesh vertetë i qetë kur jeton në një tokë të minuar”.

Ndoshta gjenialiteti i vërtetë i këtyre veprave qendron pikërisht tek prezantimi i qëllimshëm i shqetësimit të jetës së përditshme.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.