Nga Asma Hussein

 Kjo është thirrja ime “ndaloni së na fajësuari gjatë pandemisë”. Ndaloni që tani.

Po, ne e dimë se ka njerëz që mbijetuan në izolim të vetmuar për dhjetë vjet.

Ne e dimë që ka njerëz në mbarë botën që i kanë kushtet “më keq” se ne. E dimë që duhet të jemi mirënjohës në çdo rrethanë. Por e dini çfarë? Mirënjohja është një proces që fillon nga një pikë e reflektimit personal dhe një vlerësim i vërtetë i bekimeve të Zotit.

Mirënjohja NUK vjen nga faji. Faji vetëm se sjellë më shumë faj. Dhe nuk ka asnjë dobi.

E di se çfarë ndodh kur i thoni dikujt, “Ti duhet të jesh mirënjohës që nuk të ka rënë kjo apo ajo e keqe”? Ja çfarë ndodh: ju përulni përvojën e këtij personi dhe e bëni të ndihet në mëdyshje nëse dëshiron të shprehet sërisht me ju. Ju garantoj se kjo nuk i bën ata të ndihen më mirënjohës.

Nëse doni të ndani reflektime me të tjerët, bëjini ato inkurajuese dhe të bukura. Nëse doni të ndani historinë tuaj të pozitivitetit, bëjeni! Kemi nevojë të dëgjojmë gjëra pozitive – por ta bëjmë atë pa i ulur të tjerët.

Thuaji dikujt: “Kjo është e vështirë, por ti je i fortë dhe unë besoj në ty”. Thuaji dikujt, “Allahu e di më së miri se çfarë po kalon dhe Ai është gjithmonë aty për ty kur ta thërrasësh Atë.” Thuaji dikujt, “Kjo me të vërtetë është frustruese dhe unë jam me ty. Çfare të nevojitet?”

Kjo mirësi është ajo që na duhet. Kjo butësi është ajo të cilën do të kujtojmë dhe për të cilën do të jemi mirënjohës. Nuk është mirë të jemi të ashpër dhe kundërshtues me tjetrin. Njerëzit mund të jenë duke luftuar më shumë nga sa mund ta imahjinoni ju – dhe t’ju thuash atyre “betejat tuaja nuk janë asgjë në krahasim me ato të njerëzve te tjerë” është e dëmshme dhe e pamatur.

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: ” Butësia kudo që gjendet ajo zbukuron, ndërsa nga çdo gjë që largohet veçse e shëmton”.

Butësia zbukuron. Dashuria sjell dashuri. Mëshira sjell mëshirë. Nëse bëjme gjëra të mira për botën, Allahu i shumëfishon ato. Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë në këtë moment.

Perktheu: Risilda Hylviu

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.