Nga Besarta Fazlliu

S’asht patjetër me t’pranu t’gjithë

Jo gjithçka që ata dojnë ti duhet me qenë

Zgjatma dorën

S’duhet me pas frikë

Me iu avit atij që don me t’ndritë

Atij që don me pa e me ndje me ty

Vorbullat e rrëmbyeshme brenda në sy

Atë det mjerim që po t’përmbyt

Ato qoshe t’errëta ku shpirti yt pret

Për nji dorë të zgjatun 

ai pret 

Mos u frig, mos!

Se njeri t’përktym nuk ka 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.