Pas shtatë viteve organizimi të aktivitetit “Supa e së Premtes” shoqata Motrat Muslimane Éire (MSOE), e udhëhequr nga O’Connor vazhdojnë ende edhe nën pandemi. Lorraine O’Connor u konvertua në Islam dhe filloi të mbante hixhabin në 2005, gati 20 vjet pasi u martua me burrin e saj musliman. “Unë u bëra musliman për veten time, jo për dikë tjetër. Por unë gjithashtu u ktheva në një emigrante brenda vendit tim. Fillova të kisha abuzime racore, njerëzit përreth meje më akuzuan se kam harruar nga kam ardhur” thotë ajo.

Këtë javë kanë shpërndarë 470 pjata të nxehta së bashku me fruta, djathë, biskota, bukë, pije të gazuara dhe donuts. Një turmë prej rreth 50 personash tashmë është mbledhur, duke pritur me padurim për të shijuar darkën e tyre. Djalekte të Dublinit përzihen me gjuhë nga e gjithë bota. Motrat muslimane filluan fillimisht shpërndarjen e vakteve në terren me fushatën e tyre për bamirësi për të pastrehët e Merchant’s House Quay. O’Connor kujton tronditjen në fytyrat e njerëzve kur gratë me shami dolën nga kuzhina me tabaka ushqimi. “Fillimisht menduan se ishim murgesha dhe pyetën se nga çfarë “drejtimi fetar” kemi ardhur. Ata ishin të befasuar, por edhe donin të dinin kush jemi. Për kurjozitet, jo për armiqësi ”.

Pas disa vitesh shpërndarje ushqimi në qendër të qytetit, O’Connor vendosi në 2014 një stendë të premten mbrëma në Rrugën O’Connell. Mbrëmja e parë ishte “shumë armiqësore”, pranon O’Connor. “Në fillim kishte shumë njerëz që kishin paragjykime për gratë me hixhab. Por kur u thashë se isha Lorraine nga Coolock kjo i qetësoi dhe në fund triumfoi besim dhe mirëkuptimi. Kjo nuk ndodhi brenda natës por megjithatë tani ndryshimi është i mahnitshëm.

Kur goditi pandeminë vitin e kaluar, vendosëm që stendat t’i mbyllnim. Të gjithë ishim të tmerruar në atë fazë, por më pas më thirrën nga Tesco duke thënë se ata ende kishin ushqim për ne. Nëse do të thosha jo, i gjithë ai ushqim do të hidhej tutje. Ne bëmë një thirrje në Facebook-un tonë dhe përfunduam duke dërguar 60 pako në javë në dyer të nevojtarëve, dhe shumica shkuan për familjet jomuslimane.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.