Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve “Let’s Do It Kosova”, njëra ndër organizatat që realizon aktivitete të ndryshme mjedisore vullnetare, ka shpallur vullnetarët e vitit 2020.

Në mesin e tyre është përzgjedhur edhe Mihana Goga Bekteshi nga departamenti i Gruas në Këshillin e Bashkësisë Islame e cila u vlerësuar për punën dhe angazhimet e saj vullnetare gjatë kohës së pandemisë.

“Një aktiviste shembull nga komuna e Obiliqit në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit. Mihanen e kemi prezente pothuajse në çdo aktivitet tonin mjedisor, e ajo nuk ndalon së kontribuari edhe duke vetëorganizuar aksione vetëdijësuese të pastrimit e duke i bërë pjesë të këtyre organizimeve edhe akterët relevantë të komunës prej nga vjen”, u tha në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.

Ndër aktivitetet dhe projektet të cilat ajo ka udhëhequr ose ka marrë pjesë gjatë këtij viti kanë qenë psh. Projekti:”Vetëdijësimi i të rinjëve për shëndetin dhe ambientin”; sesioni informues me rastin e “Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit” organizuar nga Bashkësisë Islame në Obiliq në bashkëpunim me komunën, me temën “Të parandalosh dhe të jetosh”; aktivitetet për pastrimin e ambientit nga Departamenti i Gruas pranë Bashkësisë Islame në Obiliq në bashkëpunim me komunën e Obiliqit etj. Ajo gjithashtu ka qenë pjesmarrëse aktive nëpër programe televizive, si në DTV; TV Teuta dhe T7, për të rritur ndërgjegjësimin e audiencës vendase për kauzat në fjalë. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.