Banorët në Birminghamit e kanë vlerësuar këtë murale si një vepër arti për qasjen e saj të guximshme ndaj gjithëpërfshirjes.

Ky art rruge është krijuar nga talenti i grafiteve Bunny Bread dhe është pjesë e një serie muralesh të cilat synojnë të angazhojnë banorët vendas në Lozells përmes një shtegu interaktiv të arteve publike.

Arti mahnitës është pjesë e një serie pikturash të mureve në natyrë të cilat mund të zbulohen nga banorët në ‘vende sekrete’ duke përdorur kodet e tyre unike QR të cilat mund të skanohen në telefonat inteligjentë dhe pajisje të ngjashme dixhitale.

Pas skanimit, ata do të jenë në gjendje të hyjnë në një shteg të animuar të faqes në internet, i cili do t’i lejojë vizitorët të mësojnë më shumë për secilën pikturë murale dhe historinë që fshehet pas saj. Pritet të ketë 10 piktura murale të ndryshme të shpërndara në lagje deri në fund tetori.

Artisti e bazoi punën e tij mahnitëse në një vajzë të re muslimane të cilën e pa duke patinauar në Georges Park ndërsa punonte në një projekt tjetër dhe mori leje për të përdorur imazhin e saj

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.