Ata që mbështesin partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhje kanë vënë në pushtet “ekstremistët e krahut të djathtë”, thotë Aiman Mayzek, kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve në Gjermani.

“Ne nuk duhet të pretendojmë se këta votues po japin vota “proteste” ose janë thjesht naivë”, thotë ai për mediat gjermane.

“Unë besoj se ata e dinë se ata po ndihmojnë ekstremistët e krahut të djathtë për të fituar vende në parlamentet”, thekson Mazyek.

“Nuk janë muslimanët në Gjermani, por AfD ajo që duhet t’i përkushtohet demokracisë”, shtoi Mazyek. Përpjekjet e AfD për ta klasifikuar Islamin si ideologji e jo si fe janë kundër Kushtetutës gjermane. “Ky nuk është vetëm një veprim antifetar, por një qëndrim antikushtetues”, shton ai.

AfD, e cila gjithashtu po merr mbështetje në shumë zona të vendit, po ndjek një linjë të fortë anti-emigruese dhe anti-muslimane.

Autoriteti gjerman i imigracionit-BAMF, zbuloi numrin e muslimanëve në Gjermani në fund të vitit 2015 ku rreth 4.7 milion i takojnë besimit islam nga popullsia totale prej 82.2 milion.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.