Muslimania.al dënon sulmet raciste që ndodhën javën e kaluar në Eventin Rinor Evropian (#EYE2021), ku dy nga organizatorët, FEMYSO dhe DiasporaVoteeu, u shënjestruan nga delegatë të ekstremit të djathtë dhe anëtarë të Parlamentit Europian në sesionet e tyre gjatë seminareve duke i sulmuar ato me hashtage urrejtjeje dhe njëra prej tyre madje u sulmua verbalisht mëngjesin e ceremonisë së mbylljes.

Kujtojmë që kjo ka ndodhur edhe vitin e kaluar. Prandaj, duhet të theksojmë se ky nuk është një rast i izoluar, por një pasqyrim i asaj që përjetojnë gratë muslimane çdo ditë, në internet ose në jetën reale.

Këtu mund të ndiqni dhe dëshminë për sulmet në fjalë, dhe një fjalim në lidhje me islamofobinë nga vetë zëvëndës presidentja e Femyso-s,  Hiba Latreche gjatë ceremonisë së mbylljes të eventit #EYE2021.

Më pas vetë FEMYSO, në faqen zyrtare të organizatës publikoi një deklaratë për shtyp për sulmet islamofobe që ndodhën në eventin më të madh dhe më të njohur për të rinjtë europianë.

Ne, si nisma, forum dhe organizata muslimane që veprojnë në Evropë,  kërkojmë ndjesë dhe një deklaratë të qartë që dënon sulmin në fjalë, nga ana e Parlamenti Evropian. Këto akte duhet të dënohen dhe nuk mund të ndodhin në Parlamentin Europian, as në shoqëri, as askund, sepse të gjithë ne i përkasim Europës!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.