Nga Razan Mneimneh

Nëse jeni të fiksuar pas serialeve amerikane tashmë keni një arsye më shumë për t’i ndjekur ato! Doktoresha Dahlia Qadri, stazhierja e parë me shami gjatë gjithë historisë së serialit, sapo ka pushtuar zemrat e shikuesve me një gjest të vogël, por shumë domethënës. Në episodin e trembëdhjetë të sezonit të 14-të Dr. Qadri hoqi shaminë e saj për të shtrënguar plagën e një pacienti në përpjekje për t’i shpëtuar jetën për shkak të një hemoragji në këmbë.

Ky gjest i vogël i përloti të gjithë duke nxitur gjithashtu mesazhe falenderuese ndaj drejtueses së serialit, Shonda Rhimes. Një nga këto falenderime u dërgua dhe nga regjizoria muslimane Iman Zawahry. Mesazhi i saj po përhapet në mënyrë virale nëpër internet. Zawahry shprehu mirënjohjen e saj duke treguar se të pasuruarit e serialit me një përfaqësuese nga bashkësia muslimane përbën një momen kthese në industrinë e filmit dhe edukimit.

“Kohë më parë, kur unë jepja mësim lëndën  ‘Islami, Media dhe kultura’, nuk mund të gjeja qoftë dhe një rast të vetëm të një portretizimi pozitiv të muslimanëve në televizion, madje një mungesë të theksuar të prezencës së këtij komuniteti.’’ Dhe deri në këto momente, kur po shkruhet ky artikull, postimi i saj ka marrë 20 mijë like dhe  6 mijë shpërndarje.

Dr. Hunt, i cilin është dhe supervizori i Dr. Qadri, luajtur nga aktorja Sophia Taylor, e pyet atë se përse iu desh të heqë shaminë. Përgjigja e saj ishte mbresëlënëse:  “Është pjesë e identitetit tim dhe feja ima është mbi të gjitha mëshirë dhe shërbim”.

Me dy fjalë doktoresha me shami tregon esencën e vërtetë të islamit dhe se çfarë do të thotë të jesh muslimane, duke thyer kështu stereotipin e muslimanëve në media.

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.