Muslimania nga Palestina merr dy patenta për ilaçin që mund të shërojë Alzhajmerin!

0

Thabat Khatib, një studiuese palestineze e shkencave neurologjike, ka pasur idenë e krjimit të një ilaçi me një formulë të re, e cila do ta luf*tonte demencën në moshën e pleqërisë. Ëndrra e saj për të gjetur ilaçin e njërës nga sëmundjet më të shpeshta dhe të pashërueshme në botë, sëmundjes së Alzhajmerit, vetëm sa ka filluar.

Shkencëtarja e re palestineze ka një jetë akademikë shumë premtuese. Ajo ka kryer shkollimin e mesëm në një shkollë Arabo-Amerikane në vitin 2009, me një shkallë suksesi prej 98%. Pastaj, është regjistruar në programin për biologji dhe bioteknologji në Fakultetin e Shkencave dhe Arteve të Universitetit Arabo-Amerikan, ku ka diplomuar me një mesatare prej 3.95. Shumica e njerëzve do të ndalonin në këtë pikë, por ajo zgjogji të aplikonte për programin e masterit, në departmentin e Shkencave të Jetës në Al-Najah University, ku diplomoi me notë 4.

Për të kryer nivelin e doktoraturës, ajo aplikoi në shumë universitete evropiane. Universiteti i Aberdeen-it, universiteti i pestë më i vjetër në Britani, e miratoi aplikimin e saj dhe i dha një bursë për ta ndjekur pasionin e saj në Fakultetin e Mjeksisë. Për vetëm 3 vite, në vitin 2018, ajo kreu doktoraturën, dhe vazhdoi të punonte në hulumtime post-doktorale në departamentin e shkencave neurologjike të Universitetit Aberdeen.

Ajo ka gjetru pasionin e saj në fushën e shkencave neurologjike dhe po përpiqet të gjejë shërim për sëmundjet e sistemit nervor, veçanërisht asaj të Alzhajmerit, një lloj i demencës që prek rreth 50 milion njerëz në të gjithë botën.

Gjatë njërit nga eksperitmetet e saj, Khatib kishte vërejtur se shumica e të moshuave të diagnostifikuar me Alzhajmer, nuk kishin një substancë kimike të quajtur acid retinoik, mungesa e të cilit shkakton keqfuksionim të neuroneve. Trupi nuk mund ta prodhojë këtë kemikat, dhe duhet ta marrë atë nga vitamina A. Idea e Khatib ishte që në mënyrë sintetike të prodhohet një formë më efektive, më e fuqishme e acidit retinoik. Ajo ka arritur të mbledhë një fond prej 400.000 eurosh, dhe ka marrë dritë jeshile për të nisur punën në laborator.

Shkencëtarja shpreson që një ditë do të mund të kthehet në vendlindjen e saj dhe t’i mësojë vajzat e reja në Palesinë t’i ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht pengesave me të cilat përballen.

“Duhet të keni besim te vetja dhe aftësitë tuaja, dhe të mos dorëzoheni pavarësisht sfidave që ju dalin para. Me punë dhe besim, mund t’i arrini ëndrrat dhe ta bëni atë që duket e pamundur.” – thotë Khatib.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.